
Mbi 200 nxënës dhe me dhjetëra instruktorë të profesioneve të ndryshme, sot janë njoftuar me njëri-tjetrin. Ata bashkarisht janë pjesëmarrës në Shkollën Verore “Gostivari 2025”, që për herë të katërt organizohet në Komunën e Gostivarit. Organizimi i cili u zhvillua në palestrën sportive “Rinia” të qytetit, u hap nga kryetari Valbon Limani. Ai me këtë rast ka përgëzuar të gjithë nxënësit dhe mentorët për pjesëmarrje dhe suksese gjatë shoqërimit të tyre të përbashkët tre javorë. Limani tha se programi i këtij viti përfshin: Art, Shah, Basketboll, Hendboll, dhe për herë të parë — kurse të gjuhës amtare për fëmijët e mërgimtarëve, për të forcuar lidhjen me gjuhën dhe kulturën tonë.
Ky eveniment organizohet dhe mbështetet nga Komuna e Gostivarit, ndërsa ngjarja ka për qëllim të angazhojë fëmijët e moshave 7-14 vjeç në aktivitete të ndryshme përgjatë verës dhe të zbulohen talentët e reja të qytetit në fusha të ndryshem. Shkolla verore zyratisht me punë filloi sot dhe e njejta do të zgjasë deri me 8 gusht.



