LajmeMaqedoni

Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare.

Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë, prokurorë”, tha Ademi.

Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.

“Kërkojmë hetim për veprimtarin e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit, që kanë punuar që nga viti 1945 e këndej si në OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.

Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk