LajmeMaqedoni

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar. Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të urrejtjes drejtuar shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Kumanovë. Ajo e ka cilësuar incidentin si një akt të turpshëm, duke theksuar se sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë maqedonase.

“Për shkak të mungesës së kulturës sportive, që fatkeqësisht përsëritet vazhdimisht, reagimet e shumta ndaj ngjarjes së rëndë në Kumanovë janë plotësisht të justifikuara. Disa tifozë të papërgjegjshëm shprehën urrejtje të thellë ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë – dhe me këtë akt nuk i goditën vetëm ata, por na turpëruan të gjithëve, përfshirë vetveten”, ka shkruar presidentja në një postim në Facebook.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk