LajmeMaqedoni

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të respektohen rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit nga i nxehti

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas parashikimit më të fundit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën nga 8 deri më 13 gusht 2025 pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39°C.

Për këtë arsye, Ministria kujton respektimin e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga temperaturat e larta:

  • Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskëta, veçanërisht në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00.
    • Konsumoni sasi të mjaftueshme lëngjesh, duke shmangur alkoolin dhe pijet e ëmbëlsuara.
    • Vishni rroba të lehta dhe të çelura dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë.
    • Shmangni aktivitetin fizik në orët më të nxehta të ditës.
    • Kushtojini vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
    • Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke ose rrahje të shpejtuara të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
    • Anuloni aktivitetet në natyrë në pjesën më të nxehtë të ditës.
    • Siguroni kushte mikroklimatike (ambiente të freskëta me temperaturë deri në 25°C) në vendin e punës dhe në shtëpi.

Ministria ndjek me kujdes situatën çdo ditë dhe do të veprojë sipas vlerësimeve dhe nevojave.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk