LajmeMaqedoni

MPJ e Maqedonisë publikoi versionin zyrtar të Protokollit me Bullgarinë

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi sot versionin zyrtar të nënshkruar të Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe kolegia e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska, nënshkruan Protokollin më 17 korrik në Sofje.

Nënshkrimi i dy ministrave në dokumentin, i cili është edhe procesverbali i seancës së dytë të Komisionit të përzier maqedono-bullgar, konsiderohet se do të hapë rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button