LajmeMaqedoni

Situata në Drislla, Mexhiti: Shqyrtohet mundësia që t’ia marrim kompetencat Qytetit të Shkupit

Është fatkeqësi kjo që ndodh, kjo tregon se sa me papërgjegjësi i udhëheqin ndërmarrjet, kjo shihet edhe te higjiena, edhe te rrugët nëse i shohim, higjiena është katastrofale, për shkak të udhëheqjes së keqe të Qytetit të Shkupit, tha mes tjerash ministri i MJPH-së në lidhje me gjendjen në deponinë “Drislla”, përcjell TV21. Mexhiti tha se po shqyrtohen masa më rigoroze, ndërsa theksoi se në terren është edhe Inspektorat i Ambientit Jetësor.

“Këto ditë do të ndërmarrim masa konkrete, ndoshta edhe marrja e plotë. Sepse nëse konstatojmë se qyteti nuk mund të ballafaqohet me këtë, atëherë duhet të ndërmarrim masa më rigoroze”, tha mes tjerash Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk