Kryeministri Albin Kurti ka komentuar një deklaratë të Aleknsadër Vuçiqit se me të në pushtet nuk mund të ecë dialogu, raporton Periskopi.
‘’Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit. Me keqardhje duhet të them që Vuciqi po shfaqet si president i frikës e kërcënimit’’, tha Kurti.
‘’Vuciqi më shumë paraqitet si pengesë se sa lehtësues. Sidoqoftë, kurdo që na thërret Brukseli, unë jam edhe i gatshëme dhe i interesuar.’’, shtoi ai në konferencë.
Kujtojmë që një takim mes tyre u pat planifikuar të mbahet në korrik, por dështoi. Tash pritjet janë në fund të gushtit.PERISKOPI/