LajmeSport

Alegri shpjegon reagiimin e tij shpërthyes në ndeshjen ndaj Bolonjës

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka komentuar pas fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Bolonjës në “San Siro”, ku përveç tre pikëve, ndeshja u shoqërua me tensione dhe emocione të forta. Milan u përball me vështirësi për ta thyer barazimin, duke goditur katër herë shtyllën, por Luka Modriç bëri diferencën me një asist për Aleksis Saelemaekers, i cili i dha kuqezinjve fitoren minimale.

“Luka është një lojtar i jashtëzakonshëm, një kampion i madh dhe një djalë i përulur. Ai e di paraprakisht ku do të shkojë topi dhe është kënaqësi ta shikosh”, u shpreh Allegri pas ndeshjes për “DAZN Italia”.

Tekniku italian u ndal edhe te etika e punës së ekipit.

“Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim. Kemi mbajtur portën të paprekur për herë të dytë radhazi dhe kemi treguar unitet. Ky grup nuk ankohet dhe synimi ynë është kthimi në Ligën e Kampionëve.”

Në minutat e fundit pati polemika të forta, pasi penalltia e dhënë për një faull ndaj Kristofer Nkunku u anulua nga VAR. Allegri shpërtheu në protesta ndaj gjyqtarit të katërt dhe u përjashtua nga loja.

“Ishte penallti. Në atë moment kisha disa gjëra për t’i thënë gjyqtarit të katërt. Për fat të mirë, xhaketa më shpëtoi,” tha ai me shaka.

Përveç tensioneve, kuqezinjtë morën edhe lajme të këqija nga infermieria. Mike Maignan dhe Strahinja Pavlovic dolën të dëmtuar me probleme muskulore, ndërsa Rafael Leao mbetet ende jashtë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk