LajmeMaqedoni

Tejkaluan kufirin e shpejtësisë – gjashtë shoferë në pranga në rrugën Tetovë–Gostivar

Më 21.09.2025, në rrugën Tetovë-Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kan; privuar nga liria gjashtë persona për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar prej 80 km/orë.

Në orën 15:25, pranë kryqëzimit të Kamnjanit, është ndaluar E.A.(29) nga Tetova, e cila drejtonte një automjet tip “Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi 158 km/orë, ndërsa në orën 16:40, është ndaluar personi S.M.(30) nga Gostivari, i cili drejtonte një automjetin “Passat” me targa të Tetovës me shpejtësi 152 km/orë. Gjithashtu, në orën 14:25, pranë pikës së pagesës rrugore në Gostivar, është ndaluar personi N.J.(58) nga f. Negotinë, i cili drejtonte një automjet “Audi” me targa të Gostivarit me shpejtësi 158 km/orë, në orën 14:30 është ndaluar personi Q.M.(66) nga f. Debresh, i cili drejtonte një automjetina “Volkswagen Caddy” me targa zvicerane me shpejtësi 167 km/orë, në orën 15:40 është ndaluar personi N.B.(30) nga f. Siniçan i Tetovës, i cili drejtonte një automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës me shpejtësi 151 km/orë, dhe në orën 17:00 është ndaluar personi G.N.(50) nga Manastiri, i cili drejtonte një automjet “Passat” me targa të Manastirit me shpejtësi 152 km/orë.

Ata janë mbajtë në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, do të ndiqen me parashtresat përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal, “drejtim i automjetit motorik në mënyrë të papërgjegjshme”.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk