LajmeMaqedoniRajon

Parandalohet kontrabanda e ilaçeve veterinare në kufirin Maqedoni-Shqipëri

Në vendkalimin kufitar “Bllatë” në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Dibër është penguar kontrabanda e ilaçeve veterinare.

“Me 27 korrik të vitit 2022, në vendkalimin kufitar “Bllatë”, gjatë zbatimit të kontrollit të rregullt doganor, doganierët penguan tentim për futje të paligjshëm të ilaçeve veterinare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, informuan nga Drejtoria doganore.

Shtojnë se në hyrje në territorin e Maqedonisë së Veriu, është paraqitur shtetasi i Republikës së Shqipërisë me inicialet H.H. (59) si shofer i automjetit motorik me targa të Shqipërisë. Malli i zbuluar i padeklaruar është ndaluar përkohësisht, ndërsa kundër personit H.H., Drejtoria doganore ka filluar procedurë përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button