GostivarLajme

AKI mban tubim në Vrapçisht: Isen Shabani shpallet fitues që në raundin e pare

Koalicioni “Aleanca Kombëtare për Integrim” mbajti tubim qendror në Komunën e Vrapçishtit, ku liderët e koalicionit shpallën fitoren e kandidatit të tyre, Isen Shabani, që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se tranerat e kundërkandidatit “kanë hedhur peshqirin e bardhë”, ndërsa theksoi se AKI është themeluar për të mbrojtur të drejtat dhe vlerat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se koalicioni do të jetë i qëndrueshëm deri në anëtarësimin e plotë të vendit në BE.

Ahmeti nënvizoi më tej se mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit nuk është nacionalizëm, por një zgjedhje për stabilitet dhe bashkëjetesë, duke kujtuar se alternativa e ndarjes nuk do t’i shërbente as shqiptarëve e as maqedonasve. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, theksoi se kandidati i VLEN-it ishte zgjedhja e 24-të dhe parashikoi një fitore me rezultat 5:1 për AKI-në në Vrapçosht. Ai ftoi për dalje masive në votime që të arrihet censusi e mos lejohet emërim i një kryetari të komunës siç e do kryeministri.

Isen Shabani, në kërkim të mandatit të tretë, tha se ka realizuar të gjitha premtimet dhe paralajmëroi projekte të reja për mandatin e ardhshëm. 02:37-04:51 U prezantua edhe lista për Këshillin Komunal, me bartës Evzal Arsllanin, i cili tha se prioritetet do të jenë zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe transparenca.

Në tubimin e AKI-së në Vrapçisht folën edhe shefat e shatave të partive respektive të këtij koalicioni, Faton Ahmeti dhe Halil Snopçe, të cilët kërkuan fitore që në rrethin e parë në këtë komunë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk