LajmeSport

Galtieri: Është mirë të kthesh trofeun në Paris

Ditë më parë, PSZH fitoi me rezultatin e thellë 4-0 në finalen e Superkupës së Francës ndaj skuadës së Nantit.

Autorët e golave ishin Mesi, Nejmar (dy here) dhe Serhio Ramos. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i ri i PSZH-së, Kristoff Galtier foli pas kësaj fitoreje, e cila i dhuroi atij trofeun e parë me ekipin e tij të ri.

“Ne po përballeshim me një lojë shumë serioze, prisnim një ndeshje të vështirë. Më pëlqen fakti që e kemi trajtuar ndeshjen me shumë dëshirë, vendosmëri dhe seriozitet. Krijuam disa raste të mira në fillim të lojës. Ata krijuan një ose dy, por Donarumma ndodhej aty. Është një fitore e madhe, është bukur ta kthesh trofeun në Paris”, është shprehur francezi Galtier./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button