LajmeMaqedoni

“Kosova dhe Metohia”, Apasiev me shkrim skandaloz, u del krah serbëve

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryetar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës.

“Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Apasiev.

Ndryshe, apasiev në Maqedoni njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button