LajmeMaqedoni

Snopçe: Aleanca për Shqiptarët historikisht ka vepruar nga opozita

Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e krahut të Arben Taravarit, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se partia historikisht ka vepruar nga opozita.

“Aleanca për Shqiptarët historikisht në pjesën e saj më të madhe politike ka qenë parti që ka vepruar nga opozita. Historikisht kemi qenë kritikuesja më e madhe e pushteteve të kaluara dhe strumbullari i opozitarizmit shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha Snopçe.

Ai theksoi rëndësinë e rolit kritik të partisë në skenën politike shqiptare dhe pozicionin e saj si zë opozitar.

Sipas tij, kandidati i partisë në Gostivar, Valbon Limani, ka marrë më tepër vota se çdo kandidat i VLEN-it në rrethin e parë.

“Në të dyja komunat, Gostivar dhe Vrapçisht, ku mungonte cenzusi, nuk mund të thuash se Aleanca për Shqiptarët dhe Aki kanë humbur. Mos ta harrojmë, diferenca në Gostivar është më e thellë në krahasim me secilën komunë tjetër në Maqedoni, përveç Shkupit. Në Gostivar, Valbon Limani ka marrë më tepër vota se çdo kandidat të VLEN-it në rrethin e parë,” deklaroi Snopçe.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk