LajmeMaqedoni

VLEN me urim për 28 Nëntorin: “Flamuri ynë, simbol i lirisë dhe krenarisë shqiptare”

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, koalicioni VLEN ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët kudo që jetojnë, si dhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Në urimin e VLEN theksohet se 28 Nëntori mbetet një prej momenteve më të rëndësishme të historisë kombëtare, dita që shënoi themelimin e shtetit shqiptar dhe kur aspiratat për liri, zhvillim dhe dinjitet morën formë shtetërore.

“Ky është një nga momentet më kuptimplotë të historisë sonë moderne. 28 Nëntori është dita kur flamuri ynë u bë simbol i lirisë, identitetit dhe krenarisë shqiptare”, thuhet në mesazh.

VLEN gjithashtu vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me Tiranën zyrtare, duke e konsideruar Shqipërinë partner strategjik në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon dhe në përparimin ekonomik e institucional të vendit.

Në fund, koalicioni përcjell urimet më të përzemërta:
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Urojmë paqe, unitet dhe zhvillim për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.”

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk