
Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjatë kësaj periudhe (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 23 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, shkruan A2 CNN.
SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE
Koalicionet:
- Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
- Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
- Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
- LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
- PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
- Kosovaki Nevi Romani Partia;
- JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
- KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
- PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
- PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
- SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
- SRPSKA LISTA;
- INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
- FJALA;
- NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
- LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
- ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
- KOSOVSKI SAVEZ; dhe
- NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.
Iniciativat qytetare:
- PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
- INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.
Kandidatët e pavarur:
- NEDŹMIDIN SEJDILAR.



