LajmeMaqedoni

Arbër Ademi: BDI reagon ndaj vlerësimit zyrtar të Komisionit Evropian për Grup-Kapitullin e Tretë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj vlerësimit zyrtar të Komisionit Evropian për Grup-Kapitullin e Tretë, Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, raport i cili nxjerr në pah ngecje serioze në zhvillimin ekonomik, politikat sociale, investimet publike dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Ky kapitull përbën një nga shtyllat themelore të procesit të integrimit evropian, sepse lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së qytetarëve, me punësimin, me reformat ekonomike dhe me ndërtimin e një tregu modern e konkurrues në përputhje me standardet e BE-së.

Raporti i Komisionit është i qartë: reformat kanë ngecur, kapacitetet institucionale janë të dobëta dhe qeveria aktuale ka dështuar të transformojë ekonominë sipas kërkesave të kapitullit që përcakton konkurrueshmërinë e vendit.

Kritikat kryesore të BE-së për Grup-Kapitullin e Tretë:

  1. Transporti – projekte të bllokuara, investime të pashfrytëzuara
  •    Ritmi i punimeve në korridoret strategjike mbetet i pakënaqshëm.
  •    BE evidenton mangësi në planifikim, vonesa të natyrës sistemike dhe mungesë kapacitetesh në menaxhimin e projekteve kapitale.
  •    Investimet e pakordinuara komprometojnë lidhjen rajonale dhe dobësojnë konkurrueshmërinë ekonomike.
  1. Energjia – tranzicion i ngadalshëm, varësi e lartë nga importet
  •    Pavarësisht potencialit të madh, burimet e rinovueshme dhe energjia e gjelbër po zhvillohen me ritëm të papërfillshëm.
  •    Varshmëria nga importet energjetike mbetet e lartë, duke rritur pasigurinë dhe kostot.
  •    Komisioni thekson mungesë transparence, vonesa ligjore dhe rregullatore, si dhe menaxhim të dobët të krizave.
  1. Doganat – digjitalizim i pambaruar
  •    Sistemi doganor nuk është modernizuar sipas standardeve të BE-së.
  •    Mungesa e integrimit me sistemet evropiane, infrastruktura teknologjike e vjetruar dhe kapacitetet e kufizuara rrisin rrezikun për korrupsion.
  1. Tatimet – administratë joefikase dhe pa mjete moderne
  •    Raporti evidenton mungesë kapacitetesh në luftën kundër evazionit fiskal dhe informalitetit.
  •    Sistemet IT mbeten të vjetruara, ndërsa reformat fiskale janë të pjesshme e jo të qëndrueshme.
  •    Besueshmëria në administratën tatimore është e ulët.
  1. Politikat sociale dhe punësimi – stagnim dhe moszbatim
  •    Nuk ka progres të mjaftueshëm në uljen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes sociale.
  •    Programet e punësimit aktiv janë të kufizuara dhe nuk arrijnë grupet vulnerabël.
  •    Paga minimale dhe politikat e tregut të punës nuk janë të harmonizuara me standardet evropiane.
  1. Arsimi – reforma të ngadalta dhe mungesë cilësie
  •    Arsimi nuk prodhon aftësitë që kërkon tregu i punës.
  •    Digjitalizimi është i pjesshëm dhe mësimdhënësit kanë mungesë të trajnimit të vazhdueshëm.
  •    BE kritikon mungesën e zbatimit të reformave të paralajmëruara prej vitesh.

Mesazhi i BE-së: Ekonomia nuk është e përgatitur për konkurrencën e BE-së

Komisioni Evropian vlerëson se, për shkak të reformave të pamjaftueshme dhe zbatimit joefikas të politikave publike:

  •    ekonomia është e brishtë,
  •    konkurrueshmëria është e ulët,
  •    investimet janë të ngadalta,
  •    tregu i punës nuk është modern,
  •    politikat sociale nuk përkthehen në zbatim real për qytetarët.

Këto gjetje përbëjnë një alarm të qartë mbi drejtimin ekonomik të vendit.

BDI vlerëson se konkluzionet e Komisionit Evropian tregojnë në mënyrë të paanshme se:

  •    qeveria aktuale ka ngecur zhvillimin ekonomik të vendit,
  •    nuk ka modernizuar sektorët kyç të ekonomisë,
  •    nuk ka ndërtuar një strategji të qëndrueshme për konkurrueshmërinë,
  •    ka vonuar tranzicionin energjetik dhe investimet në transport, digjitalizim dhe inovacion.

Këto dështime e largojnë vendin nga standardet që kërkohen për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të integrimit evropian.

BDI mbetet e përkushtuar që:

  •    të modernizojë ekonominë në përputhje me standardet e BE-së,
  •    të rrisë transparencën dhe investimet kapitale,
  •    të avancojë transportin, energjinë dhe digjitalizimin,
  •    të ndërtojë politika sociale dhe arsimore që mbrojnë qytetarët dhe përgatisin vendin për tregun modern evropian.

Pa një ekonomi konkurruese dhe gjithëpërfshirëse, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian mbetet i parealizueshëm. BDI do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim për t’i rikthyer vendit dinamizmin e reformave dhe për ta afruar Maqedoninë e Veriut me standardet e BE-së.

https://www.facebook.com/share/v/16wkJMTVhS/

 

 

 

 

 

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk