
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti (djathtas) me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në një takim të zhvilluar në maj të vitit 2025. Fotografi e publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Pavarësisht se në Kosovë pati një kalim paqësor të pushtetit në katër komunat veriore me shumicë serbe më 5 dhjetor, vendet anëtare të Bashkimit Evropian duket se nuk janë në të njëjtën linjë për t’ia hequr masat ndëshkuese. Që një kohë, figura të rëndësishme shtetërore në Kosovë, nisur nga presidentja, e konsiderojnë vazhdimin e masave plotësisht të padrejtë. Por, a do të mund të bënte Kosova më shumë?



