LajmeMaqedoni

Një aeroplan i vogël rrëzohet në liqenin e Mavrovës, lëndohet një person

Një aeroplan i vogël u rrëzua në Liqenin e Mavrovës. Në aeroplan kishte dy persona, prej të cilëve njëri është lënduar, informuan nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

“Incidenti u raportua në numrin 112, ndërsa informacionin menjëherë u përcjell nga ana e QMK-së dhe SPB-Tetovë, Ndihma mjekësore emergjente (NME) dhe Qendra rajonale për menaxhim me kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje emergjente, kumtoi QMK-ja.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në avion kanë qenë dy shtetas të Kosovës XH.P.(41) dhe D.M.(64), të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit””.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”.
“Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thonë nga SPB Tetovë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk