LajmeMaqedoni

Shpërfillet Panairi i librit në Tetovë

“Është hapur që ditën e djeshme, Panairi veror i librit në qytetin e Tetovës. Edhe pse temperaturat janë tejet të larta, panairi, nuk mbahet sikurse çdo vit që është mbajtur brenda hapësirave të Shtëpisë së Kulturës por jashtë saj. Dhe për çudi,  në këto stande, nuk shohim as shitës, por as edhe vizitor. Interesimi nga vizitorët është zero. Ndërkohë, mungojnë edhe ata që e ofrojnë librin”.

Në këtë panair, marrin pjesë shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, duke ofruar një gamë të gjerë të librave si nga autorë vendas po ashtu edhe nga autorë të njohur botëror, por, interesimi në krahasim me ofertën është tejet i ulët, sa për të mos thënë që është zero.

Vetëm pak metra më tutje, janë lokalet, kafenetë dhe vendet për argëtim, të cilat, janë siç e shihni përplot, ndërsa librat e ekspozuara nga shitësit vetëm se ngrohen në diell, edhe atë pa i prekur askush, qoftë edhe për kureshtje./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button