LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti pret ish-Presidentin Rexhep Mejdani në selinë e BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDI-së ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Mejdani, me të cilin ka zhvilluar një takim miqësor dhe ka ndarë një drekë pune.

Në një postim publik, Ahmeti vlerësoi figurën e Mejdani­t si një personalitet të shquar të kombit shqiptar, duke theksuar rolin e tij udhëheqës në periudha të vështira për Shqipërinë, si dhe kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Takimi u zhvillua në kuadër të shënimit të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës, me rastin e të cilit Prof. Dr. Rexhep Mejdani u nderua me titullin Doktor Honoris Causa, si vlerësim për kontributin e tij akademik, politik dhe kombëtar.

Sipas Ahmetit, gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje mbi zhvillimet e përgjithshme politike, situatën në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë.

“Presidenti Mejdani mbetet një figurë që e nderon kombin tonë dhe një zë i urtë i mendimit akademik e politik shqiptar”, theksoi Ahmeti. (INA)

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk