LajmeMaqedoni

21 vite nga vdekja e Komandant Rokit, Ahmeti: Kjo ditë, shënon ngritjen e forcimin e idealit për liri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar 21 vjetorin e rënies heroike të Rahim Beqirit i njohur si Komandant Roki.

Data 2 gusht e vitit 2001 shënon ngritjen e forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim tek të gjithë që ishin rreshtuar në linjën e parë të frontit.

Sot, 21 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant “ROKI”.

Kujtimi për veprën e tij dhe të dëshmorëve tjerë është përjetësuar në të arriturat kombëtare që u realizuan falë sakrificës dhe martirizimit të më të mirëve tanë.

Jeta dhe vepra e heronjëve tanë, qoftë udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim. Lavdi veprës së dëshmorëve të kombit.

Show More

Related Articles

Back to top button