GostivarLajme

Kandidati nga VLEN, Nevzat Bejta, vizitoi Universitetin Ndërkombëtar Vision në Gostivar

Sot, kandidati nga VLEN për kryetar komune, Nevzat Bejta, së bashku me shefin e shtabit Bahar Shabani, këshilltarin komunal Albin Deralla dhe bashkëpunëtorët, realizoi një vizitë në Universitetin Ndërkombëtar Vision në Gostivar.

Gjatë vizitës u diskutuan projektet e planifikuara për qytetin e Gostivarit, në rast të fitimit të besimit të qytetarëve.

Takimi u fokusua veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit mes universitetit dhe komunës, realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe sferën sociale, si dhe në rolin e rëndësishëm akademik e shoqëror që universiteti mund të ketë në zhvillimin e Gostivarit.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk