
Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, ka zhvilluar një takim me qytetarët në qendër të qytetit.
Gjatë takimit, Bejta theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët, si dhe prezantoi projektet që synon t’i realizojë në rast të fitores së drejtimit të komunës. “Vizituam qendrën e qytetit tonë, ku bashkëbiseduam me qytetarët për projektet e radhës, me qëllim që Gostivarin ta bëjmë sa më të mirë,” deklaroi Bejta.
Ai siguroi qytetarët se prioritetet kryesore të programit të tij do të jenë përmirësimi i infrastrukturës, rritja e cilësisë së shërbimeve komunale dhe krijimi i mundësive për zhvillim ekonomik lokal.



