Arbnor Muja ka udhëtuar drejt Belgjikës, atje ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë me Royal Antverpin. KF Drita zhvilloi dy ndeshje ndaj Antverpit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, që mjaftuan që drejtuesit e klubit belg të kërkonin transferimin e Mujës.
Pas ndeshjeve, u njoftua për arritjen e marrëveshjes për kalimin e sulmuesit mitrovicas te klubi nga elita e futbollit belg, derisa ende duhet pritur për kompletimin e kësaj marrëveshjeje.
Muja, bashkë me babain e tij ka udhëtuar drejt Belgjikës. Në ditët në vijm, 23-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te klubi i Antëerpit, para se të firmos me skuadrën belge.