LajmeSport

Barcelona largon mesfushorin e rritur në La Masia

Kanë mbetur për t’u përcaktuar detajet e fundit, por praktikisht Riqui Puig është lojtar i Los Angeles Galaxy. Skuadra amerikane ka bindur drejtuesit e Barçës për të pranuar propozimin e saj. Ideja është që lojtari të transferohet si i lirë, por Barcelona të ruajë 50% të kartonit në rast të shitjes së 22-vjeçarit në të ardhmen.

Merkatoja në MLS mbyllet më 4 gusht, kështu që zyrtarizimi i marrëveshjes (Riqui Puig do të nënshkruajë për tri sezonet e ardhshme) duhet të ndodhë në orët e ardhshme.

Lojtari i La Masias iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës në vitin 2019, por nuk arriti të kishte vazhdimësi, aq më pak nën urdhrat e Ronald Koemanit. Nuk ia doli as me Xavi Hernandezin, i cili në fund të sezonit të kaluar i tha se nuk e kishte në planet e tij dhe se gjëja më e mirë ishte të gjente një ekip që u përshtatej karakteristikave të tij.

Tani Riqui Puig do të vazhdojë rrugëtimin e tij në MLS. Chicharito, Douglas Costa dhe Víctor Vázquez e presin në ekipin e Los Angeles Galaxy.

Show More

Related Articles

Back to top button