
Pas fitores në Gostivar dhe Vrapçisht, Arbën Taravari deklaroi se pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në muajin maj ose tetor të këtij viti. Taravari theksoi se koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) është e përgatitur dhe shprehu bindjen se koalicioni mund të arrijë rezultate të jashtëzakonshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.



