LajmeMaqedoni

“Në gjobë do të ketë edhe foto”, Iseni: Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur se gjobat për shkeljet në komunikacion do të shoqërohen edhe me prova fotografike. Sipas tij, përmes sistemit të kamerave do të dokumentohet qartë nëse shoferët kanë pasur të vendosur rripin e sigurisë apo nëse kanë qenë duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.

“Në gjobë do të ketë edhe foto. Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon”, ka deklaruar Iseni, duke theksuar se qëllimi nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por rritja e sigurisë në trafik.

Ai shtoi se kjo masë synon parandalimin e aksidenteve dhe uljen e sjelljeve të rrezikshme në rrugë, duke rritur transparencën dhe besueshmërinë e procesit të ndëshkimit.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk