LajmeRajon

Rinumërohen 834 nga 2,557 vendvotime, përfundon procesi në 7 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Dukagjinin bëri të ditur se nga fillimi i këtij procesi që nisi të martën e 13 janarit  dhe deri më tani janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime, njofton Dukagjini.

Po ashtu, Elezi bën të ditur se deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk