LajmeMaqedoni

Anëtarësim pa të drejtë vote? Mickoski: Ta shohim fillimisht “non-paper”-in

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se qëndrimi i qeverisë është i qartë: vendi duhet të punojë intensivisht për realizimin e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se procesi nuk do të jetë i lehtë, duke vlerësuar se qeveria e kaluar ka komplikuar rrugën eurointegruese, duke dorëzuar pozita të fituara ndër vite.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për paralajmërimet lidhur me një “non-paper” të eurokomisioneres Marta Kos, i cili thuhet se trajton statusin e vendeve kandidate dhe mundësinë e anëtarësimit pa të drejtë vote, Mickoski u shpreh se fillimisht duhet parë përmbajtja e dokumentit.

“Ta shohim njëherë atë non-paper. Ka liderë nga rajoni që e kërkojnë këtë, të jemi të sinqertë, nga ana e BE-së. Shpesh kemi dëgjuar për ‘integrim gradual’, përkatësisht integrim në etapa, si dhe për ‘safe guards’, mekanizma mbrojtës. Për shembull, Polonia për 20 vjet nuk ka mundur t’i shfrytëzojë fondet strukturore për bujqësinë dhe për herë të parë filloi t’i përdorë në vitin 2024. Fillimisht ta shohim konceptin, pastaj do ta themi qëndrimin tonë”, theksoi Mickoski.
Sipas tij, qeveria do të formulojë qëndrimin zyrtar vetëm pasi të ketë qartësi të plotë mbi propozimet dhe mekanizmat e mundshëm të BE-së në kuadër të procesit të zgjerimit. (INA)

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk