
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe Kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ku u diskutua bashkëpunimi institucional dhe zhvillimi lokal. Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e Korridorit VIII dhe ndikimi i tij afatgjatë në zhvillimin ekonomik të komunave përgjatë këtij korridori, si dhe vazhdimësia e projekteve të përbashkëta dhe nismave të reja për forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.
Gjatë takimit, ambasadori Meidani i uroi dy kryetarët për mandatin e tyre të ri, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.



