LajmeMaqedoni

Fit “Othello” pa mbështetje nga Ministria e Kulturës! Organizatorët kërkojnë takim me ministrin Lutkov

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Othello”, një nga ngjarjet kulturore që prej 9 vitesh ka sjellë produksione teatrore vendore dhe ndërkombëtare, këtë vit nuk ka përfituar asnjë mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës. Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se, pavarësisht aplikimit vështirëson organizimin e festivalit dhe rrezikon vazhdimësinë e tij në të ardhmen. Berat Hasani producent i festivalit, kërkon takim me Ministrin e Kulturës Zoran Lutkov, që siç tha të marrin vesh arsyet se përse nuk u pranua ky projekt për financim.

“Realisht vitin paraprak kemi pasur zbritje 50% në krahasim me një vit më parë, e këtë vit jemi tërhequr plotësisht, duke mos pasur aspak mbështetje, domethënë në vitin paraprak jemi shkurtuar në krahasim me vitin paraprak ndërsa këtë vit nuk kemi asnjë denarë mbështetje”, u shpreh Berat Saliu – producent i Festivalit “Othello”.

 

 

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk