LajmeRajon

Kurti mbron Thaçin. Pretenca e Speciales barazon viktimën me agresorin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila ka kërkuar dënime të rënda me burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në reagimin e tij, Kurti theksoi se kërkesa e Prokurorisë Speciale nuk mbështetet në asnjë standard ndërkombëtar dhe injoron kontekstin historik dhe moral të luftës çlirimtare të Kosovës. Sipas kryeministrit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte bartëse e një lufte të drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare, e cila kishte në thelb mbijetesën dhe dinjitetin e popullit të Kosovës. Ai shtoi se Kosova nuk ka pasur kurrë plane shfarosjeje ndaj asnjë populli tjetër apo ndaj civilëve. Më tej, Kurti deklaroi se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se lufta e UÇK-së ishte një kryengritje antikolonialiste dhe një përpjekje legjitime për liri. Kryeministri theksoi se institucionet e Kosovës do të vijojnë të mbrojnë të vërtetën faktike dhe historike, vlerat dhe dinjitetin e luftës për liri, si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo përpjekje për shtrembërimin e tyre. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime të rënda me burg për secilin prej tyre.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk