LajmeSport

Dortmundi gjen te Barcelona zëvendësimin e Haller

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund, si duket e ka gjetur zëvendësimin e sulmuesit Sebastien Haller te Barcelona.

Dortmundi e transferoi këtë verë Hallerin nga Ajaxi, por që sulmuesi u diagnostikua me tumor në testikuj dhe do ta fillojë tretmanin me kemoterapi, ndërsa nuk dihet se kur ai mund t’i rikthehet fushave të gjelbra.

Sidoqoftë, Dortmundi besohet se e ka gjetur zëvendësimin e Haller, ku po synon që të transferojë yllin holandez të Barcelonës, Memphis Depay.

Megjithatë, është paksa e komplikuar pasi Barcelona kërkon 20 milionë euro si tarifë transferimi, ndërkohë që skuadra gjermane mund të përballojë vetëm një transferim në formë huazimi.

Show More

Related Articles

Back to top button