LajmeMaqedoni

Prokurorët kundër uljes së pagave: Kemi pagat më të ulëta në rajon! Kolegët në Shqipëri dhe Bullgari marrin nga 3000€

Shoqata e Prokurorëve Publikë kërkon që Kuvendi i RMV-së të tërheqë nga rendi i ditës ndryshimet e propozuara në Ligjin për pagat e prokurorëve, përcjell TV21. Në komunikatën e tyre, Shoqata thekson se pagat aktuale të prokurorëve në Maqedoni janë më të ulëtat në rajon, duke u luhatur nga 90,000 deri në 130,000 denarë, rreth 1,500 – 2,100 euro.

Për krahasim, thonë se pagat mesatare të prokurorëve në vendet e tjera të rajonit janë: Serbia: 1,600 – 4,000 euro, Mali i Zi: 1,600 – 4,700 euro, Shqipëria: 1,600 – 3,000 euro, Bullgaria: rreth 3,000 euro plus bonus vjetor.

Shtojnë se çdo ulje e mëtejshme cenon pavarësinë e tyre.

Po ashtu, Shoqata njofton se Gjykata Kushtetuese tashmë ka nisur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të fundit të ligjit. Shoqata kërkon që ndryshimet të rishikohen në detaje përpara se të procedohen më tej.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk