LajmeMaqedoni

Driton Sulejmani do të jetë zëvendësministri i ri i Arsimit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur propozimin për emërimin e Driton Sulejmanit në pozicionin e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Sulejmani, i cili vjen nga radhët e partisë Alternativa dhe aktualisht shërben si zëdhënës i koalicionit VLEN, është përzgjedhur për të marrë këtë përgjegjësi pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Lulzim Aliu. Ky i fundit, po ashtu pjesë e strukturave të Alternativës, u largua nga detyra pak kohë më parë duke deklaruar se vendimi i tij bazohej në arsye të natyrës personale.

Driton Sulejmani vjen nga qyteti i Kumanovës. Ai deri vitin e kaluar ishte këshilltar komunal i Alternativës në këshillin komunal të Kumanovës.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk