LajmeRajon

Deputetët e PDK-së largohen nga seanca e Kuvendit

Deputetët e PDK-së janë larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës pasi rezoluta e propozuar nga ta për mbrojtjen e viktimave dhe të vërtetës historike të luftës nuk u vendos e para në rend të ditës.Ky vendim u mor pas një diskutimi që pati Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me shefat e grupeve parlamentare.

“Konsultimi ishte i pasukseshëm. Unë propozova që të mbledhen grupet parlamentare e ta shqyrtojnë draftin. Por Vlora Çitaku kërkoi që vetëm tash” – tha Haxhiu.Çitaku, para se të dalin nga salla, tha se nëse nuk paralajmërohet si pikë e parë, “ne e tërheqim dhe largohemi”.“Nuk është hera e parë që ndryshon renditja në seancë” – tha ajo.

Meqënese, nuk gjetën përkrahje, ata u larguan nga salla.Kurse, Arbërie Nagavci, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje foli për detyrën e deputetit duke thënë se “qytetarët nuk presin nga ne justifikime, por rezultate – ata presin që Kuvendi të jetë vendimmarrës dhe në shërbim të interesit publik.

”Dy organizatat Admovere dhe Integra, kanë kërkuar falje pas shqetësimeve në opinionin publik në lidhje me të dhënat e paraqitura për masakrat e kryera në Kosovë në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” e cila ishte hapur më 24.03.2026 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në 27-vjetorin e fillimit të bombardimet e NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore serbe.

Enver Dugolli, një prej të mbijetuarve të masakrës së kryer nga forcat serbe kundër të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke kontestuar të dhënat e publikuara në panon që flet për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës.Në panon për masakrën në Burgun e Dubravës thuhet se në këtë masakër, e kryer ndërmjet datave 19 e 23 maj 1999, janë vrarë 58 civilë (prej tyre 56 shqiptarë, 1 ashkali dhe 1 boshnjak), nga gjithsej 106 të vrarë.“Prej të vrarëve, 48 figurojnë persona të armatosur shqiptarë, e 58 si civilë të paarmatosur : 56 shqiptarë, 1 ashkali dhe 1 boshnjak” – shkruan në pano.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk