Skuadra e Juventusit ka nisur kontaktet me Lazion për mesfushorin Luis Alberto, përcjell “Tuttosport” të enjten. Juventusi tashmë i ka bërë ofertë për spanjollin, që po kërkon me çdo kusht largimin nga Lazio. Madje, Alberto nuk po stërvitet me ekipin dhe po pret që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.
ër kartonin e tij, Juventusi ka ofruar 15 milionë euro plus kartonin e mbrojtësit Luca Pellegrini.
Alberto 29-vjeçar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe sezonet e fundit ishte ndër lojtarët kryesorë në ekip. Ai luan në futbollin italian prej vitit 2016. Interesim për Alberton ka shfaqur edhe Sevilla.