Qyteti i Lamias në Greqi është zgjuar nga një ngjarje tragjike këtë mëngjes. Sipas mediava helene, raportohet se një 29-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, në qendër të qytetit.
Dyshimet e para të autoriteteve thonë se bëhet fjalë për një të re me nënshtetësi shqiptare e cila i dha fund jetës.
Aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë. Pas futjes me forcë të policisë në banesë, ajo është gjetur e varur me një litar.
Sipas dyshimeve, mendohet se ajo i ka dhënë fund jetës një javë më parë, por nuk dihen shkaqet, ndërsa autoritet kanë nisur tashme hetimet.