
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të marrin fatura për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Qytet i Sigurt” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë.
“Sistemi i Ministrisë së Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën kur kryejnë një pagesë sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës”, tha Ministria e Brendshme.



