
Aktivitetet ndërtimore në autostradën Ohër – Kërçovë po hyjnë në fazën përfundimtare, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe publikoi një video nga autostrada.
“Shikoni progresin e punimeve në pjesën e mbetur të seksionit Ohër – Kërçovë, ku kemi ndërtuar shumë në dy vitet e fundit dhe së shpejti qytetarët e Maqedonisë do të ngasin në këtë autostradë. Po e ndërtojmë Maqedoninë – theksohet në publikimin e zëvendëskryeministrit Nikolloski.



