Presidentja, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Parlamenti i Serbisë ka vënë si të dytin, Bozhidar Deliqin.
Sipas presidentes Osmani, ky person ishte komandant i brigadës që masakroi mijëra kosovarë.
“Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, shkruan Osmani në Twitter.
Ajo ka krahasuar emërimin, me Saranda Bogujevcin që në Kosovë po ashtu është nënkryetare e Kuvendit, dhe e mbijetuar e një masakre të Serbisë.
“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit”, shkruan Osmani./arbresh.info/
https://help.twitter.com/en/twitter-for-websites-ads-info-and-privacy