
Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore në mbrojtje të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.
Protesta do të mbahet para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe synon të shprehë kundërshtimin e studentëve ndaj çdo përpjekjeje për kufizimin e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset zyrtare dhe arsimore.
Sipas organizatorëve, përdorimi i gjuhës shqipe në provimet provimet e jurisprudencës përbën një të drejtë themelore të garantuar për qytetarët shqiptarë dhe çdo cenim i saj konsiderohet hap prapa në respektimin e barazisë gjuhësore dhe të drejtave të komuniteteve në vend.
Këshilli Studentor u ka bërë thirrje studentëve, profesorëve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës për të mbështetur ruajtjen dhe avancimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Organizatorët kanë theksuar se protesta do të jetë tërësisht paqësore dhe do të zhvillohet në frymën e respektimit të vlerave demokratike, me qëllim dërgimin e një mesazhi të qartë në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të garantuara me ligj.



