LajmeMaqedoni

S’do të ketë më pagesa kesh, mjetet do të transferohen vetëm në llogari bankare

Ministria e Financave po punon në ndryshimet e Ligjit për Shoqëritë Financiare me qëllim forcimin e kontrollit dhe transparencës në sektor. Më konkretisht, kjo ka të bëjë me kontroll më të madh të kredive të shpejta. Parashihet vendosja e organeve të detyrueshme të brendshme, si bordet e revizionit dhe të rrezikut kreditor, si dhe kushte më të rrepta për hapjen e njësive të reja afariste. Ndryshimet parashohin edhe rritjen e kapitalit themelor të shoqërive financiare. Kreditë nuk do të paguhen më në para të gatshme, por ekskluzivisht përmes llogarisë bankare.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, thotë se masat vijnë pas kontrolleve që kanë zbuluar dobësi dhe parregullsi në punën e një pjese të shoqërive financiare. Në raste të caktuara janë ndërmarrë masa, përfshirë edhe heqjen e licencave. Qëllimi është mbrojtje më e madhe e qytetarëve dhe standarde më të larta në sektorin financiar.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk