
Nga ora 1, në Kuvend do të ketë seancë plenare ku do të debatohet për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një nga zgjidhjet më të rëndësishme sistemore për garantimin e barazisë në institucionet shtetërore. Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali
Sipas Salit, ligji do të ndalojë diskriminimin sistematik që për vite me radhë ka penguar zbatimin e plotë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke vendosur mekanizma të qartë institucionalë për monitorim dhe zbatim.


