LajmeMaqedoni

4 avionët e blerë nga Ukraina gjatë konfliktit të 2001, RMV ia kthen këtij shteti për ta luftuar Putinin?

Nuk ka përgjigje konkrete nëse Maqedonia do të dhurojë ndihmë shtesë në pajisje ushtarake për Ukrainën, shkruan Alsat.

Ministria e Mbrojtjes nuk konfirmon e as nuk e mohon informacionin që u shfaq në një pjesë të mediave se katër avionët luftarakë Suhoi-25 të aviacionit vendas do të nisen për në Ukrainë.

“Detajet e sakta të të tre vendimeve, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe do të publikohen në mënyrë transparente. Vendimet e marra deri tani nuk e cenojnë gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas informacioneve në media, bëhet fjalë për katër avionë të vjetër që Maqedonia i ka blerë nga Ukraina në vitin 2001 dhe nuk dihet në çfarë gjendje apo dhe nëse funksionojnë.

Më herët, autoritetet vendase morën vendim për të dhuruar tanke, të cilët janë gjithashtu të një gjenerate të vjetër, dhe gjithashtu u blenë nga Kievi në konfliktin e vitit 2001.

Ministria përkatëse theksoi se në përputhje me vendimet e qeverisë, pajisje ushtarake iu dhuruan Ukrainës në disa raste dhe se kjo ishte në koordinim me aleatët, ndërsa përsëriti se vendi si anëtar i NATO-s respekton integritetin territorial, sovranitetin dhe të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës, si dhe e dënon ashpër agresionin rus.

Moska, nga ana tjetër, e cilësoi dhurimin e tankeve si një “gabim të madh”, ndërsa Shkupi u përgjigj se “Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran që i merr vendimet e veta në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare”./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button