Cristiano Ronaldo prej javës është kthyer në një nga çështjet më të “nxehta” të kësaj vere. E ardhmja e portugezit në “Old Trafford” nuk është shumë e sigurt, por edhe interesi nga skuadra të tjera është i ulët, pasi ekipet e tjera nuk përballojnë dot të paguajnë për sulmuesin.
Në lidhje me të ardhmen e CR7 kanë dhënë mendimin e tyre shumë figura të njohura të botës së sportit dhe i fundit që i shtohet listës është edhe ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher.
Carragher ka folur gjatë një talk show në “Sky Sports”. Sipas mendimit të tij, as menaxheri i tij, as dhoma e zhveshjes së Manchester United dhe as ndonjë klub tjetër evropian nuk janë të interesuar të kenë portugezin.
“Gjithmonë kam menduar se ishte një nënshkrim i çuditshëm. Gjithmonë kam ndjerë se kjo situatë do të vinte, edhe nëse Ronaldo do të bënte mirë te United ”, theksoi fillimisht Carragher.
“Karriera e tij është zgjatur sepse ai është një profesionist i madh, por tani ai është 37 vjeç, do të jetë 38 këtë sezon. Ai është ende një golashënues i madh, por nuk është i njëjti lojtar. Mund të gaboj, por mendoj se asnjë klub tjetër në Evropë nuk e dëshiron atë.
Nuk duket se United mund ta largojë atë, kështu që për momentin klubet e tjera nuk e duan atë. Dhe unë mendoj se nëse pyet Ten Hag , nuk mendoj se ai e dëshiron dëshiron Cristiano Ronaldo tani”, do të nënvizonte ndër të tjera ish-lojtari i “The Reds”.