LajmeMaqedoni

Zhgarravitet mbishkrimi shqip te Muzeu në Shkup, Ylli dhe Shevali e pastrojnë

Një akt i pastër urrejtjeje dhe vandalizmi ka ndodhur gjatë natës në Shkup, ku shënjestër ka qenë tabela zyrtare e Muzeut Natyror Shkencor të Maqedonisë, përcjell INA.

Siç shihet në foto personat e papërgjegjshëm albanofob kanë shkarravitur me ngjyrë të zezë vetëm mbishkrimin në gjuhën shqipe, duke lënë të paprekura gjuhët e tjera.

Por, ky provokim i ulët ka marrë një përgjigje të fuqishme dhe qytetare që po bën xhiron e rrjetit.

Dy të rinj nga Shkupi, Ylli Paçuku dhe Sheval Baftiu, me të parë këtë skenë të shëmtuar, nuk kanë qëndruar duarkryq. Me vetëiniciativë dhe pa pritur asnjë ndihmë nga institucionet, ata janë pajisur me shkallë e mjete pastrimi duke fshirë plotësisht ngjyrën e zezë gjatë orëve të vona. (INA)

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk