LajmeSport

Ajntraht Frankfurti fitues i Ligës së Evropës

Trofeu i Ligës së Evropës për edicionin 2021/22 përfundoi në duart e lojtarëve të skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt pasi sonte e mposhtën në finale skuadrën skoceze, Ranger pas ekzekutimit të penalltive.

Përkundër se skuadrat treguan lojë cilësore dhe me disa raste të mira për shënim, pjesa e parë nuk solli gola dhe skuadra shkuan në pushim.

Për dalim nga pjesa e parë, ajo e dyta nisi më vrullshëm nga të dy anët dhe si rezultat i kësaj edhe prodhoi dy gola të shpejtë.

Rangers kaluan të parët në epërsi në minutën e 57’ me golin e realizuar nga Aribo, por epërsia e tyre zgjati vetëm 12 minuta.

Kjo për shkak se skuadra gjermane e gjeti golin e barazimit në minutën e 69’ derisa realizues ishte Borre pas asistimit nga Kostic.

Goli i Borres vendosi edhe rezultatin final sa i përket 90 minutave të rregulla, andaj ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Këto vazhdime nuk sollën gola për shkak se skuadrat treguan shenja lodhje, prandaj ndeshja u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.

Ne ekzekutimin e panalltive më të saktë u treguan lojtarët e skuadrës gjermane që fituan me rezultat 5-4. Ai që dështoi nga radhët e Rangers ishte Aaron Ramsey.

Show More

Related Articles

Back to top button