
Kryetari i Ali Ahmeti ka njoftuar se mbrëmë mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Shuto Orizare, të cilin e përshkroi si një takim të zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm.
Sipas Ahmetit, kuvendi dëshmoi unitetin, pjekurinë organizative dhe përkushtimin e anëtarësisë ndaj vlerave të BDI-së, duke theksuar se partia mbetet forca më e madhe dhe më e organizuar politike shqiptare në vend.
Gjatë kuvendit u zgjodhën organet dhe strukturat drejtuese të degës, përfshirë Kryesinë e Degës, Këshillin Mbikëqyrës dhe Komitetin e Veteranëve. Ahmeti uroi të zgjedhurit për detyrat e reja, duke u dëshiruar sukses dhe angazhim në shërbim të qytetarëve.
Në deklaratën e tij, Ahmeti theksoi se mesazhi i dalë nga Shuto Orizarja është se BDI mbetet e bashkuar, e fortë dhe e vendosur për mbrojtjen e dinjitetit, barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve, duke shtuar se partia do të vazhdojë rrugën e saj “më e organizuar dhe më e vendosur se kurrë”.



